Wembanyama bën rikthim të shkëlqyer, Spurs marrin fitore te Mavericks

NBA ka vazhduar me spektakël, ku natën e mbrëmshme janë zhvilluar 12 ndeshje, dhe përveç spektaklit nuk munguan as befasitë.
Qendra franceze Victor Wembanyama luajti një ndeshje spektakolare, duke shënuar 40 pikë me 15 kërcime, dhe udhëhoqi San Antonio Spurs drejt një fitoreje bindëse ndaj Dallas Mavericks me rezultatin 125:92. Ishte paraqitja e tij e parë në sezonin e rregullt pas operacionit në shpatull për shkak të trombozës venoze, e cila e kishte lënë jashtë fushës që nga shkurti i sezonit të kaluar – dhe në çfarë mënyre u rikthye.
Ylli francez 226 cm i gjatë dominoi në të gjitha segmentet. Ai mori topin, bëri fintet, kaloi pranë dy lojtarëve me shpejtësi të plotë dhe përfundoi me një “dunk” spektakolar pas shpine. Wembanyama bllokoi, dribloi, shënoi dhe i kënaqi të gjithë tifozët e basketbollit me një performancë që do të mbahet mend gjatë.
Spurs dominuan që nga mesi i çerekut të parë, kur Dylan Harper, zgjedhja e dytë në draftin e këtij viti, doli nga stoli dhe shënoi 15 pikë radhazi. Lojtari i vitit të kaluar, Stephon Castle, shtoi edhe 22 pikë për San Antonion.
Wembanyama bëri histori duke u bërë lojtari i parë në NBA që shënon të paktën 40 pikë me 15 kërcime, pa humbur asnjë top dhe me mbi 70% efikasitet nga fusha.
Për Dallasin, më i miri ishte Anthony Davis me 22 pikë dhe 13 kërcime.
Një tjetër lajm i madh erdhi nga Philadelphia, ku debutuesi VJ Edgecombe shkroi histori në fitoren dramatike të 76ers ndaj Boston Celtics me rezultat 117:116. Edgecombe realizoi 34 pikë në ndeshjen e tij të parë, duke regjistruar debutimin më të mirë që nga viti 1959, kur Wilt Chamberlain kishte shënuar 43 pikë për Philadelphia Warriors.
Tyrese Maxey udhëhoqi 76ers drejt fitores me 40 pikë, ndërsa për Bostonin më efikasit ishin Jaylen Brown dhe Derrick White me nga 25 pikë secili. Luka Garza, në anën tjetër, luajti gjashtë minuta pa arritur të shënojë.
Rezultatet e mbrëmjes në NBA:
Charlotte Hornets – Brooklyn Nets 136:117
- YouTube www.youtube.com
New York Knicks – Cleveland Cavaliers 119:111
- YouTube www.youtube.com
Orlando Magic – Miami Heat 125:121
- YouTube www.youtube.com
Atlanta Hawks – Toronto Raptors 118:138
- YouTube www.youtube.com
Boston Celtics – Philadelphia 76ers 116:117
- YouTube www.youtube.com
Chicago Bulls – Detroit Pistons 115:111
- YouTube www.youtube.com
Memphis Grizzlies – New Orleans Pelicans 128:122
- YouTube www.youtube.com
Milwaukee Bucks – Washington Wizards 133:120
- YouTube www.youtube.com
Utah Jazz – Los Angeles Clippers 129:108
- YouTube www.youtube.com
Dallas Mavericks – San Antonio Spurs 92:125
- YouTube www.youtube.com
Phoenix Suns – Sacramento Kings 120:116
- YouTube www.youtube.com
Portland Trail Blazers – Minnesota Timberwolves 114:118
- YouTube www.youtube.com




















































