Wanda Nara ka pranuar në mënyrë tronditëse se sulmuesi dhe bashkëshorti i saj, i cili luan për Paris Saint-Germain, Mauro Icardi refuzon seksin me të nëse skuadra e tij humbet.

Icardi, 27 vjeç, kaloi sezonin e kaluar në huazim në kryeqytetin francez përpara se të bënte kalimin e tij të bujshëm nga Interi në PSG për një blerje e cila kushtoi rreth 54 milionë funte (58.1 milionë euro).


Ish-kapiteni i Interit bëri 34 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi 20 herë dhe regjistroi katër asistime ndërsa PSG përfundoi duke fituar tri trofe brenda Francës, shkruan SportBible.

GettyImages 1146389176

Bosi i Interit, Antonio Conte, argumentoi që futbollistët duhet të përpiqen të harxhojnë sa më pak energji gjatë seksit.

Kur Wanda u pyet për pretendimet e ish-trajneri të Juventusit, bukuroshja argjentinase 33-vjeçare u hap në lidhje me zhgënjimet e burrit të saj kur PSG humbi një ndeshje.

Modelja dhe prezantuesja televizive i tha revistës italiane ‘Repubblica delle Donne’: "Unë nuk di çfarë të them.

"Ai duhet ta provojë para një ndeshje, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para një ndeshje”, shtoi ajo.

"Ai e bën vetëm pastaj dhe atë nëse ndeshja shkon mirë. Nëse nuk shkon mirë, ai as nuk dëshiron të më shikojë", ka thënë Wanda Nara.

Icardi nuk u paraqit në ndeshjen e parë të sezonit të PSG-së në ligë pasi thuhet se doli pozitiv për coronavirus së bashku me shokët e tjerë të skuadrës Marquinhos dhe Keylor Navas.

GettyImages 1126604051

Wanda është bërë një figurë e diskutueshme pasi ajo u nda me ish-shokun e skuadrës së Icardit, Maxi Lopez për t’u lidhur më pas sulmuesin e PSG-së.

Lopez, 36 vjeç, ka akuzuar më parë bukuroshen bionde se e tradhtoi atë ndërsa ishin të martuar.

Sidoqoftë, Wanda i ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendoi se marrëdhënia e saj me Icardit nuk filloi derisa u kthye në Argjentinë.

GettyImages 1125472210

"E lashë Maxi Lopez dhe u ktheva në Argjentinë", tha ajo.

"Kjo është kur fillova një lidhje me Mauron. Kam pasur tre fëmijë dhe nuk ishte e lehtë të kthehesha në Argjentinë dhe të filloja nga e para”, deklaroi ajo.

GettyImages 1052708104

"Të kisha gjetur dikë si Mauro, i cili është i ri, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Nuk ishte vetëm një zgjedhje për mua, unë e zgjodha atë sepse ai tashmë i donte fëmijët e mi", kishte thënë Wanda Nara.

Lopez që nga ajo kohë ka pohuar se ai e ka hequr mënjanë rivalitetin e tij me Icardin duke sugjeruar se ai e ka falur atë për pretendimin e 'vjedhjes së gruas së tij'. /Telegrafi/

GettyImages 462477321