Wanda Nara u freskua me një dush me avull në jahtin e saj luksoz gjatë pushimeve të saj në Ibiza.

Modelja dhe agjentja e futbollit ka marrë rrezet e diellit dhe ka shijuar disa ditë pushimesh në ishullin Balearik.


Dhe Wanda u kaplua nga i nxehti në jahtin e saj saqë iu desh të gjente një mënyrë krijuese për t'u qetësuar nga vapa.

Screenshot 12 27 Foto: Wanda Nara/Instagram

Bukuroshja argjentinase bëri dush para një muzgu të lavdishëm këtë mbrëmje - përpara se ta ndante klipin me 13.6 milionë ndjekësit e saj.

Wanda, bashkëshorti i së cilës është asi i futbollit Mauro Icardi, veshi një rroba banje një-copëshe teksa po argëtohej në det.

Screenshot 9 36 Foto: Wanda Nara/Instagram

E klipin e shkurtër e ka shoqëruar me këngën “Ojala” të këngëtares argjentinase, Maria Becerra.

Postimi u pëlqye mbi 90,000 herë brenda një ore nga postimt, fansat e saj e pëlqyen klipin dhe bën komente të shumta sipër.

Screenshot 11 34 Foto: Wanda Nara/Instagram

Wanda ka qenë në një udhëtim vajzash pa bashkëshortin Mauro, kjo pasi sulmuesi ka qenë në Japoni në turneun parasezonal të Paris Saint-Germain.

Wanda thuhet se ka zhvilluar bisedime me ekipin Monza të Serie A për një lëvizje të mundshme të futbollistit në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/