Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, konfirmoi se zgjedhja e sulmuesit ka qenë gjithmonë për të qëndruar te Interi.

Kapiteni i Nerazzurrëve aktualisht është nën kontratë disavjeçare me klubin dhe thuhet se ende ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij.


Por, klubi italian është duke punuar në mënyrë intensive për një kontratë të re me yllin argjentinas, i cili gjithashtu dëshiron të vazhdojë qëndrimin.

"Qëndrimi në një klub për një kohë të gjatë është një vlerë e shtuar", ka thënë fillimisht Wanda, gruaja e tij dhe agjentja e Icardit për Canale 5.

icardi 3

"Zgjedhja e tij ka qenë gjithmonë për të qëndruar te Interi, dhe tifozët e pranojnë atë".

"Duke pasur shembuj si [Javier] Zanetti në Inter dhe [Francesco] Totti te Roma është një vlerë e shtuar dhe e mirë për këdo që vjen në klub".

Mauro Icardi Paulo Dybala Arg

Wanda ka folur edhe për karrierën e Icardit te kombëtarja e Argjentinës dhe partneriteti i tij me Paulo Dybalan e Juventusit.

"Në Argjentinë, Dybala është parë si një kampion. Ai luajti disa minuta me Mauron në ndeshjen e fundit për ekipin kombëtar argjentinas dhe ata bënë mirë".

"Ai dhe Icardi do të jenë dyshe titullare në të ardhmen", përfundoi modelja e njohur dhe gruaja e sulmuesit të Interit. /Telegrafi/

telegrafi sport app