Zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Killian Wahl, ka deklaruar se ndikimi i të rinjve në botë është duke u rritur, derisa ka bërë ftesë që të gjithë të punojnë për fuqizimin e të rinjve.
Këto komente Wahl i ka bërë gjatë prezantimit të aktiviteteve që misioni i OSBE-së ka bërë gjatë vitit 2019 me të rinj. Ai tha se ndryshimi i shoqërisë vjen nga të rinjtë, për çka edhe tha se fuqizimi i tyre do të ndikojë për krijimin e një bote më të mirë.
Po të rinjtë në këtë konferencë u panë si zgjidhje për t’i dhënë fund dhunës në baza gjinore.
“42 për qind e popullatës së botës është nën moshën 25 vjeçe, në Kosovë kjo shifër madje është 53 për qind. Të rinjtë janë në fokus të politikës, pavarësisht a duan ta pranojnë të gjithë këtë apo jo dhe e ardhmja iu takon juve. Ju takon të rinjve, burrave dhe grave që janë lider sot dhe bota në fakt qëndron në duart tuaja. Ndikimi i të rinjve është duke u rritur dhe këtë e kemi pa kudo që shikoni mediat globale, e dini se çka po ndodh në nivel global dhe se si të rinjtë kontribuojnë dhe shtyjnë këtë ndryshim për të mirë. Ndryshimi i vërtetë në shoqëri vjen nga ju, nga të rinjtë e mençur, të talentuar, që kanë iniciativë dhe energjinë për ta formësuar botën ashtu siç ju mendoni se duhet të jetë, qoftë fusha e ndryshimit klimatik, ekonomia, paqja dhe siguria. Rinia sot është në qendër të të gjithave, por përkundër këtij fakti mese gjysma e të rinjve në nivel global besojnë se zëri i tyre nuk po dëgjohet, kështu që hajde ta ndryshojmë. Të rinjtë duhet të fuqizohen, ju duhet ta kuptoni se ju e keni mundësinë për ta ndryshuar botën”, tha ai.
Wahl tha se të rinjtë kanë rol kyç për të ndryshuar sjelljen e popullatës sa i përket dhunës në baza gjinore.
“Mbi 50 përqind e grave kanë përjetuar dhunë fizike, seksuale apo intime në duart e partnerëve intim që nga mosha 15 vjeçare. Ky është një fenomen global dhe është diçka që duhet ta ndryshojmë në nivel global. Dhuna ndaj gruas është një prej shkeljeve më të përhapura të të drejtave të njeriut që përshkon gjenerata të tëra, është një formë e dhunës në baza gjinore që parandalon shumë gra nga pjesëmarrja efektive në jetën politike, publike dhe në shoqëri. Çdo ndryshim shoqëror duhet të jetë barabartë përfshirës dhe ta kuptojë pabarazinë e vazhdueshme që ekziston në lidhje me gjininë. Nëse ndryshimi do të ndodh, nuk mund të vazhdojmë me modelin e njëjtë të punës, duhet të ketë barazi të plotë mes burrave dhe grave”, tha ai.
Jona Jaha nga zyra për Planifikim Strategjik në Zyrë e kryeministrit, tha se në të gjitha institucionet publike përfaqësimi i grave është shumë më i ulët. Ndërsa deklaroi se në parandalimin e dhunës në baza gjinore duhet një bashkëpunim i të gjithë shoqërisë.
“Në të gjitha institucionet publike vendimmarrëse përfaqësimi i grave është shumë i ulët dhe fatkeqësisht unë e shoh atë çdo ditë gjatë punës time. Çka më pengon është se kemi shumë vajza, gra të reja të cilat janë shumë kompetente dhe kanë mundësi me ofrua për temat madhore diskutime qoftë shëndetësi, ekonomi, edukim, qoftë reforma të administratës publike, kanë shumë ide, shumë kapacitet, por janë shumë shpesh të diskriminuara dhe të paragjykuara për shkak të gjinisë. Dhuna në bazë të gjinisë më së miri kish mujt me u ndalua nëse punojnë në parandalimin e saj. Është një luftë që kërkon shumë përpjekje prej krejt shoqërisë”, tha ajo.
Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Rinore në Obiliq, Zelushe Kelmendi ka treguar një rast të dhunës në familje, derisa potencoi se moslajmërimi i dhunës nuk është zgjidhje.
“Fillimisht viktima nuk donte të raportohej rasti, sepse ishte lidhja baba dhe vajza, ajo ishte pak e rëndë për të me e paraqitë si rast babain dhe për ata hezitonte me e paraqitë si rast. U munduam në atë mënyrën tonë që mos ta dëmtojmë atë dhe prindin e saj, por e pamë se ai nuk u zmbrapste nga ajo dhuna psikike jo fizike dhe vendosëm që ajo të shkojë përmes organeve të sigurisë…Për shkak të paragjykimeve fetare dhe ajo është mbuluar në fakt, ai e ka ndaluar që të mos del jashtë, nuk dua me të pa dikush që je mbuluar. Ajo për dy muaj ka qëndruar brenda shtëpisë pa dal asnjëherë jashtë, kur e kemi vizituar ajo ka pasur dy muaj që nuk ka dal jashtë”, tha ajo.
Në anën tjetër, Isidora Smigiq, zyrtare e politikave në NALED në Beograd, tha se dhuna në bazë gjinore nuk njeh kufij dhe se në vendet e Evropës është numri më i madh i rasteve të dhunës në baza gjinore.
“Dhuna në baza gjinore nuk njeh kufij dhe neve jetojmë në një rajon të botës kur shikoni statistikat ka numrin më të lartë të rasteve të dhunës në bazë gjinore. Ne duhet të mendojmë si të fillojmë ndryshimin e kulturës dhe a është diçka nëse dikush na bënë një shaka ne në vend që të qeshim a do të ishte më mirë të reagonim më ndryshe dhe të fillojmë të mendojmë se a është diçka që duhet ta tolerojmë”, tha ajo.
Në këtë konferencë janë prezantuar aktivitetet që misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë