LAJMI I FUNDIT:

VV dhe LDK konfirmojnë votën kundër Qeverisë Haradinaj

VV dhe LDK konfirmojnë votën kundër Qeverisë Haradinaj

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të kërkojë votën e deputetëve për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës, për  katër vitet e ardhshme.

Kryesia e Kuvendit  në mbledhjen e mbajtur sot, vendosi që seanca për votimin e Ramush Haradinajt për kryeministër, të mbahet nesër nga ora 16:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi sot se nuk do të jetë kryetar i Kuvendit nëse Ramush Haradinaj nuk do të zgjidhet për kryeministër të vendit.


E dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë të ditur se do të votojnë kundër zgjedhjes së Haradinajt.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin, Shkodran Hoti nga zyra për media e VV-së.

“Ne do të marrim pjesë në seancë dhe normalisht që do të votojmë kundër. Kjo s’do duhej të diskutohej nga askush”, ka thënë Hoti.

Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe deputetët e LDK-së. Të paktën kështu ka thënë për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Po do të marrim pjesë në seancë. Ne tani jemi në opozitë dhe sigurisht që nuk do ta votojmë qeverinë, sigurisht që vota do të jetë kundër”, ka thënë Hoti.

Në Qeverinë e re, pritet që dikasteret të drejtohen nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe komunitetet e tjera pakicë.

Kujtojmë se Lista Serbe, ditë më parë ka theksuar se lidhur me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës do të konsultohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori