Vushtrri - Zyrtari policor gjen para në rrugë, Policia identifikon pronarin dhe i'a kthen të hollat

Një zyrtar policor në Vushtrri ka gjetur para në rrugë, gjatë ditës së djeshme.
Policia tashmë ka identifikuar pronarin dhe i’a ka kthyer të hollat, shkruan Telegrafi.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, paratë janë gjetur në sheshin “Hasan Prishtina” dhe janë dorëzuar në stacionin policor në Vushtrri..
“Policia në Vushtrri ka arritur që ta identifikoj pronarin e parave të humbura dhe pas verifikimeve të nevojshme, paratë i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































