LAJMI I FUNDIT:

Vushtrri, një mësimdhënës suspendohet pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj nxënëseve – i ngritët aktakuzë

Vushtrri, një mësimdhënës suspendohet pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj nxënëseve – i ngritët aktakuzë

Një mësimdhënës nga Vushtrria me inicialet F.K., është suspenduar nga puna pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa nxënëse.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor.

“Rasti është raportuar nga nxënëset, por nuk mund të japë detaje të tjera”, ka thënë Idrizi, duke udhëzuar që informacionet të kërkohen tek komisioni disiplinor.


Ndërsa, Jeton Salihu nga komisioni disiplinor i Komunës së Vushtrrisë, ka thënë për Telegrafin se mësimdhënësi është suspenduar deri në përfundimin e hetimit penal.

“Sipas ligjit në fuqi ne e kemi suspenduar me 50 për qind të pagës deri në përfundimin e procesit penal ndaj tij”, ka thënë Salihu.

Ai ka shtuar se mësimdhënësi edhe pas raportimit të këtij rasti ka qenë duke punuar sepse nuk ka pasur ndonjë masë nga prokuroria që mos të punojë.

“Po ka qenë duke punuar sepse ne nuk kemi mundur të reagojmë deri sa jemi njoftuar nga prokuroria se cilat veprime janë marrë dhe me të pranuar shkresën se është ngritur aktakuza kemi reaguar”, është shprehur tutje Salihu.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Zëdhënësi i saj, Valon Preteni, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se ndaj mësimdhënësit është ngritur aktakuzë për dy vepra penale.

“Mësimdhënësit me inicialet F.K., i është ngritur aktakuzë më 20 dhjetor. I njëjti dyshohet për dy vepra penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ dhe ‘Ngacmim seksual’”, ka thënë Preteni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori