“Korrupsioni paraqet kancer për çdo shoqëri andaj edhe strukturat udhëheqëse të shtetit duhet ta vendosin në krye të prioriteteve ç’rrënjosjen e kësaj dukurie”, u tha në konferencën e sotme “Përballja me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore” organizuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe rrjeti rajonal për Udhëheqësi dhe zhvillimin për integrim në Evropë.
“Ajo që nuk arrijmë ta vërejmë këtu në Maqedoni është aktiviteti politik për të zvogëluar korrupsionin. Nëse analizoni punën e shoqërisë civilë do të vëreni përpjeke të mëdha nga ana e tyre për të detyruar institucionet e shtetit që të jenë më të hapua dhe transparente ndaj opinionit. Por, e gjithë kjo përpjekje duhet ngritur dhe në nivelin politik. Ka shumë pak aktivitet politik sa i përket angazhimit për të luftuar korrupsionin”, ka theksuar Rusllan Stefanov nga rrjeti rajonal.
Përderisa zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi Aleksandar Arvizu, tha se element shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit paraqet përgjegjësia që duhet të japin udhëheqësit shtetëror për çdo veprim të tyrin gjatë qeverisjes.
“SHBA dhe faktori ndërkombëtar mbështet vendimin e katër partive politike kryesore për formimin e Prokurorisë Speciale Publike e cila duhet të hetojë aktivitet kriminale. Aftësia e këtij Institucioni që të hetojë dhe procedojë rastet që kanë të bëjnë me korrupsion në mënyrë të pavarur paraqesin një hap të rëndësishëm përpara për Maqedoninë dhe njëherësh siguron qytetarët se Qeveria duhet të përgjigjet për të gjitha veprimet gjatë punës së saj. Inkurajojmë të gjitha partitë politike që ta përkrahin punën e Prokurorisë Speciale Publike”, tha Aleksandar Arvizu, shkruan REL.
Ndërkaq raportuesi special i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Ivo Vajgëll tha se nevojitet vullnet politik nga ana e të gjitha partive politike që të përballen me korrupsionin. Madje disa parti politike do të duhet të fillojnë me pastrimin e oborreve të tyre në angazhimin për të luftuar korrupsionin.
Përderisa Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva, e cila tha se të gjitha se koston elartë të pranisë së korrupsionit në shtet e paguajnë qytetarët andaj të gjitha institucionet shtetërore duhet të reagojnë shpejt dhe pamëshirshëm për të ç’rrënjosur këtë dukuri.
Ndërkaq Osman Kadriu njohës i çështjeve juridike për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia si shtet e ka shansin e fundit që përmes Prokurorisë Speciale Publike të çlirohet nga prangat e korrupsionit që kanë bllokuar çdo pore të shtetit përmes Prokurorisë Speciale Publike, e që për fat të keq siç thotë ai bllokohet nga gjyqësia e Maqedonisë.
“Prokuroria Speciale Publike përfaqëson një organ të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Por, kompetencat e këtij institucioni janë të njohura përkatësisht kompetencat e Prokurorisë Speciale përfundojnë me ngritjen e aktakuzave të ngritura në gjykata, pra gjykatat paraqesin organ shumë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit i cili është kompetent dhe përgjegjës për të zbërthyer këto akt akuza të ngritura nga Prokuroria Speciale”.
“Për fat të keq me këtë strukturë që kemi në gjyqësor përkatësisht me këtë pozitë të sistemit gjyqsorë në Maqedoni, i cili është i partizuar, komprometuar, madje edhe vetë i futur në korrupsion, një pjesë e madhe e gjykatësve, vështirë se mund të jetë e suksesshme kjo luftë, aq më pak të shërohet nga kjo sëmundje kancerogjene që kakapluar çdo pore të shoqërisë”, thotë Osman Kadriu njohës i çështjeve politike.
Ndryshe hulumtimet e rrjetit rajonal Udhëheqësia për zhvillim dhe integrim në Evropën Juglindore (SELDI) kanë nxjerrë në pah se korrupsioni në Maqedoni ka shënuar rritje prej 5 përqind nga viti 2014 deri në vitin 2016 dhe se qytetarët në vend gjithnjë e më pak besojnë në masat që po ndërmerr shteti për të luftuar këtë dukuri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur – dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotarisë për viza emigrimi
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe