LAJMI I FUNDIT:

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë paqja dhe stabiliteti i rajonit perëndimor duhet të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe mos të barten përgjegjësinë as te Bashkimi Evropian dhe as te shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vet jemi përgjegjës të pajtohemi.

Vujanoviq në konferencën e Federatës së Paqes Universale “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se shumë shpesh në takimet multilaterale në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë ngritur çështjen e bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë të ardhmen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Ai shtoi se përgjegjës për paqen në rajon janë gjashtë vendet e rajonit por edhe Evropa, pjesë e së cilës është kjo pjesë.

“Fuqizimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duhet të arrihet edhe nëpërmjet bashkëpunimit ndërshtetëror i cili është i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor… Paqja dhe stabiliteti i rajonit perëndimor duhet të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor, mos të bartim përgjegjësinë tënde të dikush tjetër, as të Bashkimi Evropian, as te shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vet jemi përgjegjës të pajtohemi”.

“Të pajtohemi, të arrimë këtë marrëveshje si miq sepse jemi shumë të afërt dhe të pajtohemi që ta respektojmë bashkëpunimin rajonal dhe jo ashtu siç duket, folën edhe më herët përmes interesave të shteteve individuale dhe nëse nuk pajtohemi për këtë dhe nëse nuk arrijmë një marrëveshje për këtë, por edhe nëse nuk jemi në gjendje që kufijtë shtetëror në marrëdhënie bilaterale, ta respektojmë bashkimin evropian. Me kë tjetër do të bashkëpunojmë përtej se me Bashkimin Evropian“, tha ai, raporton KP.

Derisa bëri thirrje që të gjithë vendet të respektojnë për bashkëpunimin e tregut të përbashkët rajonal.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori