LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se u parandalua tentimi për ta kryer çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Vuçiq thotë se u parandalua tentimi për ta kryer çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se u “bënë përpjekje të premten për të zgjidhur gjithçka” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, para takimit të Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate këtë muaj, ku do të votohet për anëtarësimin apo jo të Kosovës.

Lideri serb tha se “përpjekjet u parandaluan falë ndërhyrjes së dy vende”.

“Ata u përpoqën dje, para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të përfunduar gjithçka, dhe falë ndërhyrjes së dy vendeve, kjo nuk ndodhi”, tha Vuçiq të shtunën për gazetarë në Beograd.


Vuçiq nuk i shpjegoi “përpjekjet”, e as nuk tregoi se cilat vende “e parandaluan atë”.

Siç transmeton REL, ai tregoi se më 7 prill do të udhëtojë në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Ne po përballemi me ditë të vështira në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës, në Kombet e Bashkuara, me presionin e ashpër nga rajoni, Evropa dhe bota për këtë çështje, por vendi duhet të zhvillohet dhe të ecë përpara”, tha Vuçiq.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës kah mesi i këtij muaji, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Serbia me ekip për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, analistët në Beograd: Nuk do të ketë asnjë efekt - “luftë me mullinjtë e erës”
Lexo po ashtu Serbia me ekip për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, analistët në Beograd: Nuk do të ketë asnjë efekt - “luftë me mullinjtë e erës”

Serbia e ka vazhduar kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.

Vuçiq kërkoi nga Qeveria serbe më 4 prill ta formojë një ekip për të lobuar kundër anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosova aplikoi në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori