LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Rastet e para të dyshuara me coronavirus të serbëve nga Mitrovica do të trajtohen në Serbi

Vuçiq: Rastet e para të dyshuara me coronavirus të serbëve nga Mitrovica do të trajtohen në Serbi

Që prej ditës së sotme, të gjitha vendkalimet kufitare për hyrjen e pasagjerëve në Serbi – përmes transportit rrugor dhe hekurudhor do të mbyllen.

Me përjashtim të kamionëve të transportit, askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Serbisë, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Veç kësaj, sipas mediumit lokal serb në veri të Mitrovicës, kossev.info, Vuçiq ka konfirmuar se ka pasur raste të dyshuara të coronavirusit nga veriu i Mitrovicës që po testohen në institutin Torlak, përcjell Telegrafi.

“Nga atje, ne morëm virusin e parë të dyshuar nga veriu i Mitrovicës, kështu që do t’i trajtojmë këta njerëz në Serbinë Qendrore”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se do të kërkojnë nga Prishtina “që të na lejojnë të furnizojmë Veriun e Kosovës dhe miell sepse njerëzit tanë kanë një problem me miell”.

Në një konferencë shtypi në Beograd, Vuçiq tha se 71,180 shtetas serbë kanë hyrë në territorin e Serbisë që nga gjendja e jashtëzakonshme.

Shumë prej tyre, vuri në pah ai, sillen në mënyrë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, por ka edhe “përjashtime katastrofike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori