Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të hënën (23 shtator) do të mund të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në New York, ndonëse ende nuk është e sigurt nëse do të vijë deri te një takim i tillë. Lidhur me takimin e mundshëm me Trumpin, presidenti serb ka deklaruar edhe njëherë se SHBA pret nga Serbia njohjen e Kosovës.
Siç raportojnë mediat serb, përcjell Telegrafi, përveç takimit të mundshëm me Donald Trumpin, është paralajmëruar se presidenti serb do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e jashtëm rus, Sergei lavrov.
Presidenti amerikan, Trump do të jetë nikoqir i takimit “Thirrja Globale për Mbrojtjen e Lirive Fetare”, që do të mbahet në East River në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të fillojë punimet një ditë më vonë, të martën 24 shtator.
Gazeta serbe “Novosti” shkruan se ftesat për të marrë pjesë në takim u janë dërguar krerëve të delegacioneve, kurse presidenti Vuçiq, i cili udhëheq delegacionin serb në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB, të premten njoftoi për mundësinë e një takimi të shkurtër në New York me njeriun e parë të Shteteve të Bashkuara.
Ai shpjegoi se nëse do të vinte deri te takimi, ai do të jetë i shkurtër, por se “çdo minutë me Presidentin e Amerikës është i vlefshëm”. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Shoh se shqiptarët do të mburren se ishin atje, se u takuan me presidentin Trump, por nuk e bënë. Prandaj, nuk e di nëse duhet të shkojmë ne dhe të aktrojmë se se biseduam për disa orë, por në fakt arritëm të bëjmë fotografi dhe të flasim një minutë”, shpjegoi Vuçiq.
Përveç një takimi të mundshëm me presidentin Trump, kreun e shtetit serb në New York javën e ardhshme e pret një mori takimesh të rëndësishme me liderët botërorë, me të cilët, siç vlerëson ai, bisedimet do të jenë të vështira, pasi Kosova do të jetë temë kryesore.
“Nuk mund t’i pranoj qëndrimet se takimi me dikë, vetëm pse është një emër i famshëm, është i lehtë për ne. Jo, këto janë takime të vështira sepse po flisni me përfaqësuesit e fuqive kryesore që kanë njohur Kosovën e pavarur. Të gjitha këto vende, sikurse edhe SHBA-ja, qëndrojnë fort në këtë pozicion. SHBA presin që Serbia, siç e keni parë në letrën e Presidentit Trump, të njohë pavarësinë e Kosovës. Le të mos e mashtrojmë popullin. Në një formë më të butë, ose këtë do ta lënë në fund të dialogut, të njëtën do ta thonë edhe vendet e tjera perëndimore që kanë njohur Kosovën. Kështu qëndrojnë gjërat në Perëndim. Çfarë po bëjmë ne ndërkohë: të tregojmë pozicionin tonë”, tha Presidenti i Serbisë.
Për një takim me presidentin serb, mediat serbe shkruajnë se ka insistuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ndonëse ajo do të qëndrojë në New York vetëm për një ditë e gjysmë.
“Kjo më befasoi dhe unë jam mirënjohës për këtë lloj vëmendjeje. Do të kem edhe një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Në SHBA ka udhëtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kurse ndalesa e tij e parë ishte Iowa, ku vizitoi pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat janë duke u stërvitur në Gardën Kombëtare. Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe do të marrë pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre