LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Po t’i kishim vendosur sanksione Rusisë do të isha kampion i demokracisë, kurse me njohjen e Kosovës edhe fitues i Nobelit

Vuçiq: Po t’i kishim vendosur sanksione Rusisë do të isha kampion i demokracisë, kurse me njohjen e Kosovës edhe fitues i Nobelit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, por që sipas tij nëse një gjë të tillë do ta bënte do të ishte “kampion i demokracisë”.

Vuçiq iu referua vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, duke theksuar se ishte një tjetër shkëndijë në zjarrin e ndezur, transmeton Telegrafi.


“Është tragjike kur një i ri humb jetën. Nuk jam organ hetues dhe aq i mençur si të gjithë në botë që i dinë të gjitha. Nuk do të flisja as për atë se çfarë ka ndodhur me Millosheviqitin, është për analistë politikë, e jo për një president vendi”, tha Vuçiq.

Ai edhe kësaj radhe nuk e la pa e përmendur Kosovën si dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne nuk kemi vendosur as sanksione kundër Rusisë, po ta kishim bërë do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori