Sekretari i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka thënë në Beograd se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe për veprimet antikushtetuese të presidentit të Bosnjës e Hercegovinës, entiteti Republika Srpska, Milorad Dodik.
Pas takimit, Lami tha se një Ballkan Perëndimor stabil dhe i sigurt është i rëndësishëm për Britaninë e Madhe dhe se Serbia luan një rol themelor në sigurimin e këtij stabiliteti.
“Filluam të flasim për atë që më shqetëson – veprimet antikushtetuese të presidentit Dodik dhe si të inkurajojmë sërish normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Lammy pas takimit.
Vuçiq tha se kur është fjala për çështjen e Kosovës, janë pajtuar se dialogu është i një rëndësie vitale.
Megjithatë, ai deklaroi se nuk ndan mendimin e tij mbi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH).
“Nuk mund të pajtohem që veprimet antikushtetuese të Milorad Dodik janë fajtori apo fajtori i vetëm për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Vuçiq, raporton REL në gjuhën serbe.
Ai shtoi se Serbia gjithmonë do të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit dhe në përputhje me rrethanat integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.
“Ne nuk duam asnjë konflikt”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Më 27 mars, Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës kërkoi nga Interpoli që të lëshojë një urdhër të kuq për Milorad Dodik dhe Kryetarin e Parlamentit të Republikës Srpska, Nenad Stevandiq, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “sulmimit të rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës”.
Më 2 prill, Dodik tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e informoi atë se Interpoli refuzoi kërkesën e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për të lëshuar një urdhër të kuq për ta pas ankesës së Beogradit.
Vuçiq nuk foli për këtë në konferencën për shtyp, të cilën e mbajti me David Lammy.
Lammy po ashtu përmendi se Britania e Madhe është e vetëdijshme se në Serbi po zhvillohen protesta të mëdha. Ai tha se bëhet fjalë për një bisedë mes Qeverisë së Serbisë dhe qytetarëve të saj, të cilët po shprehin të drejtën e tyre për protestë paqësore.
“Më lejoni të theksoj se Mbretëria e Bashkuar nuk ndërhyn. Ne kemi institucione demokratike për sundimin e ligjit, ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në përputhje me atë që qytetarët e Serbisë thonë se duan dhe në përputhje me dëshirat e presidentit për të përshpejtuar punën kur bëhet fjalë për integrimin evropian”, tha Lamy.
Në Serbi, dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë prej muajsh me kërkesën kryesore për të vendosur përgjegjësinë penale dhe politike për rënien e çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor dhe vdekjen e 16 personave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas arrestimit, Dardan Molliqaj del para gjykatës, shtyhet seanca dhe revokohet urdhër-arresti ndaj tij

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Ambasadori britanik: Kosova urgjentisht ka nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Avokatja e të akuzuarit Maksimoviq: Klienti im ka qenë duke bërë grill në ditën e sulmit në Banjskë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura