LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq kërkon ndihmën e Emirateve Arabe për çështjen e Kosovës

Vuçiq kërkon ndihmën e Emirateve Arabe për çështjen e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për vizitë Emiratet e Bashkuara Arabe, ka takuar Princin e kurorës Sheikun Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, të cilit ia ka shprehur shqetësimet për raportet me Kosovën.

Gjatë takimit në Abu Dabi, presidenti serb e ka informuar sheikun arab për vënien e taksës nga Qeveria e Kosovës për mallrat që importohen nga Serbia si dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilat sipas tij, përbëjnë shqetësim të madh për  Serbinë dhe popullin serb në Kosovë, përcjell Telegrafi.


Siç ka njoftuar kabineti i presidentit serb, Vuçiq e ka lutur sheikun e Emirateve Arabe që të përdor autoritetin e tij në qarqet ndërkombëtare për të siguruar përkrahjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në mënyrë paqësore. /Telegrafi/