Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjendet në panairin ekonomik në Mostar, Bosnje-Hercegovinë.
Vuçiq ka shprehur nervozizëm gjatë ditëve të fundit për Rezolutën që do të miratohet në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku një sërë vendesh me ndikim janë pro njohjes së gjenocidit në Srebrenicë.
Gazetari tha se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se në Hagë është vërtetuar se Serbia është fajtore për mos parandalimin e gjenocidit.
Vuçiq e ndërpreu atë duke pohuar se “nuk është e vërtetë, mos e shpik. Është vërtetuar se Serbia nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për gjenocidin, vetëm për ta mbajtur parasysh. Mos i mashtroni njerëzit si ju i mashtroni njerëzit në Sarajevë që kam bartur një snajper, se kam qëlluar dikë”.
“Problemi është se ju vazhdimisht shpikni, se nuk mund t’i përmbaheni fakteve, se ju në Sarajevë duhet të shpikni diçka,” vazhdoi ai. “Dhe ti duhet të më dëgjosh mua”, i preu përsëri ajo fjalën.
Dodik iu bashkua duke thënë se më shumë serbë u vranë në Sarajevë gjatë rrethimit sesa u vranë në Srebrenicë.
Vuçiq dhe Dodik më pas, mjaft të revoltuar, u larguan nga panairi.
Është regjistruar biseda e tyre në të cilën ndër të tjera Dodik e quan gazetaren lopë.
Vuçiq dhe Dodik kritikojnë gazetarin për pyetjen në lidhje me Srebrenicën, dhe më pas i referohen deklaratës së mëparshme të Dodikut në panair, në të cilën ai la të kuptohet për daljen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina nëse rezoluta miratohet, për të cilën Vuçiq, para konflikti me gazetarin, ka reaguar para gazetarëve serbë me njëfarë indinjate ndaj deklaratës së Dodikut, ndonëse ka shtuar se në disa gjëra kishte të drejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri