Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Vserlo, i njohur për praninë e tij në rrjetet sociale dhe stilin unik, ishte mysafiri i radhës në emisionin Prive, ku ndau disa detaje të rralla nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Në një rrëfim të sinqertë, Vserlo zbuloi se së fundmi ka kryer një operacion në hundë, të cilin e justifikoi si të domosdoshëm për arsye shëndetësore. Ai theksoi se ndërhyrja nuk ka qenë për qëllime estetike, por për të përmirësuar funksionin e frymëmarrjes.
Por ajo që befasoi më shumë publikun ishte deklarata e tij e guximshme, ku pranoi se në të kaluarën ka qenë aktor në disa video të filmave për të rritur.
Pa komplekse dhe me një qasje të hapur, ai tha se kjo ishte pjesë e një kapitulli të mëhershëm të jetës së tij, duke shtuar se nuk e ndjen nevojën të turpërohet për të kaluarën.
Intervista e tij në Prive ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa shumë ndjekës e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe kurajën për të folur hapur, në një shoqëri ku shpesh paragjykimet dominojnë mbi mirëkuptimin. /Telegrafi/






















































