LAJMI I FUNDIT:

Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur

Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në lagjen e Pajtimit në Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Ai ka thënë së ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00.


“Dyshohet se disa persona kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë, ata kanë kërkuar nga ai që të dorëzohet por nuk është dorëzuar. Gjatë tentativës për të ikur grabitësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin prej tyre. Nga plagët që ia kanë shkaktuar me shkopinj i dyshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha Hajdini për Telegrafin.

Hajdini tha se identiteti i viktimës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion, teksa shtoi se mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç.

Zëdhënësi bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i plagosuri pronari i shtëpisë është dërguar për trajtim mjekësor.

Po ashtu  vëllai i tij është arrestuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori