LAJMI I FUNDIT:

Vriten dy ushtarë turq, rebelët sirianë marrin nën kontroll qytetin kryesor

Vriten dy ushtarë turq, rebelët sirianë marrin nën kontroll qytetin kryesor

Dy ushtarë turq janë vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm ajror në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib, ndërsa rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia mbizotëruan qytetin Saraqeb.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, rikthimi i qytetit të Saraqeb, që ndodhet në autostradë është një pengesë për forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad, i cili ka shënuar fitore të mëdha nga fushata e mbështetur ruse me javë të tëra në bastionin e fundit të rebelëve në provincën Idlib.


Raportohet se viktimat e fundit sollën humbjen e sigurimit turk, gjatë ofensivës së qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia në Idlib këtë muaj, ndërsa gjatë javëve të kaluara, Turqia dërgoi mijëra trupa në provincë.

Ndërkaq rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia thanë të enjten se kapën qytetin strategjik.

Aktivisti brenda qytetit të Saraqeb, Taher al-Omar tha, se qyteti tani është në kontrollin e opozitës, ndërsa u deklarua se forcat qeveritare u “larguan si minjtë”

Tre javë më parë, luftëtarët e opozitës humbën qytetin kryesor veriperëndimor në kryqëzimin e dy autostradave kryesore, pas përparimeve të shpejta nga forcat siriane në përpjekjen e tyre për të marrë qytetin e Idilb.

“Qyteti i Saraqebit u çlirua plotësisht nga bandat e Asadit”, tha Naji al-Mustafa, një zëdhënës i një koalicioni të mbështetur nga Turqia e fraksioneve rebele.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri pranoi se kishte përleshje të ashpra midis ushtrisë dhe grupeve terroriste në frontin e Saraqeb.

Mbi të gjitha mediat shtetërore raportuan përleshje të mëdha pranë Saraqeb, duke thënë se rebelët gjuajtën bomba vdekjeprurëse, ndërsa forcat turke bombarduan zonën. /Telegrafi/