LAJMI I FUNDIT:

Vrau vëllanë dhe kunatën, gjendet arma e autorit

Vrau vëllanë dhe kunatën, gjendet arma e autorit

Detaje të reja kanë dalë në dritë për autorin e vrasjes së dyfishtë që tronditi pasditen e djeshme Tiranë, Arsen (Hamza) Muskurti.

Sipas raportimeve në media, policia ka arritur të gjejë armën, të cilën 38-vjeçari përdori për të ekzekutuar në një dyqan te Rruga e Kavajës, vëllanë e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Sipas burimeve, arma është gjetur në një kosh mbeturinash, ku besohet se Muskurti e ka hedhur pasi kreu krimin e rëndë.


Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Hamza Muskurti i ndërronte banesat çdo 6 muaj, duke mos pasur kështu një adresë fikse ku qëndronte.

Përveç dyqanit te Rruga e Kavajës, ku edhe ndodhi vrasja, ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën e Kombinatit, por kohëve të fundit, 38-vjeçari ka pasur probleme financiare në dyqanin e tij.

Autori me anë të statuseve që postonte në rrjetet sociale i akuzonte 2 viktimat se kishin krijuar profile false për të sharë hoxhallarët, gjë që për Hamza Muskurtin ishte e papranueshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën “Islam Alla”, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori