LAJMI I FUNDIT:

Vrau vëllain dhe pastaj ia dogji kufomën – Supremja hedh poshtë ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit nga Rahoveci

Vrau vëllain dhe pastaj ia dogji kufomën – Supremja hedh poshtë ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit nga Rahoveci

Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit G.K i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit.


Mbrojtja kishte paraqitur ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Në njoftimin e Supremes thuhet se Gjykata Themelore në Gjakovë të akuzuarin G.K., e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasja e rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm, të cilin e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Vrau vëllain e tij për para dhe pastaj e dogji kufomën, ngritët aktakuzë ndaj të pandehurit nga Rahoveci
Lexo po ashtu Vrau vëllain e tij për para dhe pastaj e dogji kufomën, ngritët aktakuzë ndaj të pandehurit nga Rahoveci

“Në seancën e kolegjit të Gjykatës Supreme të mbajtur më datë 19.10.2023, me shumicë të votave, është refuzuar ankesa e mbrojtësit të G.K., si e pabazuar”, thuhet në njoftim.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme PA-II.nr.1/2023, precizohet se vet i akuzuarit, në mbrojtjen e tij, në deklaratën e dhënë në polici, nuk e ka mohuar kryerjen e veprës penale në drejtim të vëllait të tij, përkundrazi e ka përshkruar në detaje se si e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.K., pastaj se si e ka djegur kufomën dhe si e ka hedhur të njëjtën me qëllim që të fshihen gjurmët e vrasjes.

Përveç kësaj, dëshmitarët e familjes së të dënuarit dhe dëshmitarët e familjes së tani të ndjerit, kanë vërtetuar se pikërisht i akuzuari G.K. është personi që e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B., prandaj konkludimet e gjykatës së shkallës së parë se i akuzuari me dashje direkte e ka privuar nga jeta të ndjerin janë të drejta dhe të arsyeshme dhe të bazuara në prova dhe shkresat tjera të lëndës.

Rahovecasi dyshohet se vrau vëllain për 35 mijë franga që i kishte sjell nga Zvicra - ia dogji trupin për t'i humbur gjurmët
Lexo po ashtu Rahovecasi dyshohet se vrau vëllain për 35 mijë franga që i kishte sjell nga Zvicra - ia dogji trupin për t'i humbur gjurmët

“Gjykata Supreme duke marr parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale, vendin e kryerjes së veprës penale, sjelljen e të akuzuarit para kryerjes së veprës penale si dhe pas kryerjes së veprës penale, faktin se vepra penale është kryer në “rrethana veçanërisht rënduese”, konsideron se dënimi të cilin i ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë, i vërtetuar edhe me aktgjykimin e shkallës së dytë, është i drejtë, i ligjshëm, dhe se i njëjti është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të dënuarit, dhe është në funksion të preventivës gjenerale dhe individuale dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori