LAJMI I FUNDIT:

Vrau pacientët me insulinë, infermieri në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau pacientët me insulinë, infermieri në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Një punëtor i kujdesit shëndetësor në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e tre pacientëve me insulinë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, prokurorët i thanë gjykatës në Mynih se ata dyshuan që i dënuari Grzegord W. kishte vrarë më shumë pacientë. Ai gjithashtu u shpall fajtor edhe për vrasje në tentativë.


Mjekët filluan të dyshonin në të, kur e patën vërejtur një shenjë të gjilpërës tek një pacient 87-vjeçar, i cili sapo kishte vdekur.

Ndërkohë, 38-vjeçari me prejardhje nga Polonia, thuhet se nuk pranoi të dëshmonte në gjykatë, por u kërkoi falje familjarëve të viktimave.

“Ajo çfarë kamë bërë ishte brutale, dhe do të mbetet brutale”, tha ai në gjyq.

Polaku u akuzua fillimisht për gjashtë vrasje, mirëpo u shpall fajtor vetëm për tre.

Gjykatësi tha se pacientët dhe anëtarët e familjes kishin ngritur shqetësime në lidhje me infermieren edhe para arrestimit të tij. /Telegrafi/