Vrasje në tentativë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Skenderaj.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 21:20.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një pjesë e pushkës se gjuetisë, një shkop druri dhe një thikë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































