Vrasje në tentativë në Prishtinë, të shtëna armësh nga një veturë dhe motoçikletë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë të premten në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, të premten në ora 19:30.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































