Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku dy shtetas sirian janë gjetur me lëndime në këmbë e kokë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 00:50.


“Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë”, thuhet në raport.

Tutje, Policia bën të ditur se personi është i moshës rreth 40 vjeçar, shtetas i Sirisë dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e jug të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkaq, në raportin shtesë rreth orës 11:05, Policia thekson se janë njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinjë gjatë patrullimit në fshatin Koshuticë ka vërejtur një person mashkull sirian i moshës 27 vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë.

“Viktima ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. Njësiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Telegrafi/