Vrasje në tentativë në Gjakovë, tre persona sulmojnë dy të tjerë me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 14:45, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të mprehta-thika dy viktimat meshkuj kosovarë.
“Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq njëri është liruar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/09/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































