Vrasje në tentativë në Ferizaj, arrestohet i mituri

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë, ndërkaq lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari, i mitur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, të premten në ora 19:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































