Andi Pajaziti, i akuzuari për vrasjen e Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant” në gusht të vitit 2023, nuk e ka pranuar fajësinë për vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore.
“Për veprën e parë penale vrasje në gjendje të tronditjes së fortë mendore nuk ndihem fajtor, sepse ajo vepër është kryer në vetëmbrojte, kurse për armëmbajtje e pranoj”- deklaroi i akuzuari Andi Pajaziti.
Lidhur me veprën penale të armëmbajtjes të cilën e ka pranuar i akuzuari, Andi Pajaziti, gjyqtari këtë pranim fajësie e aprovoi duke treguar se vendimi për këtë vepër do të merret në fund të përfundimit të gjykimit.
Lidhur me masën e paraburgimit, Prokuroria kërkoi që t`i vazhdohet masa e paraburgimit Andi Pajazitit, por që mbrojtësi Fanol Krasniqi kundërshtoi propozimin e tillë duke kërkuar që kjo e fundit t`i zëvendësohet me çfarëdo mase tjetër që e sheh të nevojshme Gjykata.
Sipas Krasniqit, paraburgimi ishte kërkuar dhe i ishte vazhduar Pajazitit pasi që i njëjti fillimisht dyshohej për vepër penale tjetër, ndërsa tashmë vepra është krejtësisht tjetër dhe më pak e dënueshme.
Avokati Krasniqi me të filluar fjalimin e tij shprehu ngushëllime për familjarët e Kastriot Ramadanit në emër të të akuzuarit Andi Pajaziti.
Gjyqtari, Eroll Gashi vendosi që të refuzoj propozimin e mbrojtjes që Anti Pajazitit t`i ndërrohet masa e sigurisë, duke e lënë të njëjtin në paraburgim.
Si ishte kryer vrasja sipas Prokurorisë?
Sipas dosjes së prokurorisë, rasti kishte ndodhur rreth orës 23:17 ku paraprakisht ishin të ulur i pandehuri i cili gjendet në arrati Dukagjin Likaj bashkë më tani të ndjerin Kastriot Ramadani.
Dosja e përshkruan se Likaj ishte ai që e kishte ftuar të akuzuarin Pajaziti të ulet tek tavolina e tyre.
Pas tensionimit të situatës, sipas prokurorisë, ishte sigurimi Hisni Gecaj ai që ishte munduar ta qetësojë situatën, por nuk kishte arritur.
Dosja e prokurorisë përshkruan se i ndjeri Ramadani e kishte sulmuar me shishe dy herë në kokë të akuzuarin Pajaziti.
Pas këtij sulmi, i akuzuari e kishte nxjerrë armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, siç përshkruhet në aktakuzë “pa fajin e tij, pa menduar pa pasojat”, shtien më armë zjarri me ç’rast e godet tashmë të ndjerin Ramadani.
Sipas dosjes së prokurorisë, armën e kishte nxjerrë edhe Dukagjin Likaj, gjatë kësaj kohe ia kishte mbajtur dorën sigurimi Hisni Gecaj, kurse arma ishte e drejtuar në drejtim të të akuzuarit Pajaziti.
Dosja thotë se Dukagjin Likaj ka shtënë me armë në drejtim të pandehurit Pajaziti me ç’rast e “ka lënduar në bërrylin e dorës së majtë” dhe si të tilla bëjnë pjesë në lëndime të rënda trupore me pasoja të përhershme shëndetësore.
Vdekja e të ndjerit, sipas Prokurorisë ka ardhë si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme e cila ka quar në shok hemorragjik, si pasojë e predhës së armës së zjarrit.
Arma e cila është përdorur, sipas Prokurorisë është tip “Smith” e kalibrit 9mm.
Për të, i akuzuari përveç kryerjes së vrasjes, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Pajaziti është duke qëndruar nën masën e paraburgimit tashmë 9 muaj. Pajazitit i ishte shqiptuar masa e paraburgimit më 7 gusht 2023, së bashku me të dyshuarit, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.
Por Gecaj dhe Zakuti ishin liruar nga kjo masë pas kërkesës së Prokurorisë.
Për herë të fundit Gjykata ia kishte vazhduar paraburgimin në kohëzgjatje po prej 2 muajsh Andi Pajazitit më datë 04.01.2024.
Sipas Prokurorisë në këtë rast ishin jetët edhe të personave të tjerë të cilët kishin pësuar lëndime trupore nga predhat e armëve të zjarrit.
Të plagosur të tjerë kishin mbetur edhe Andi Pajaziti e Hisni Gecaj ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili kishte vdekur në QKUK.
13 persona sipas Prokurorisë ishin lënduar nga gotat e thyera të qelqit gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, raporton KALLXO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025