LAJMI I FUNDIT:

Vrasja makabre në Mallakastër, kunati i viktimës: 50 vjeçarja i shërbeu kafe nipit të burrit para se ai ta vriste

Vrasja makabre në Mallakastër, kunati i viktimës: 50 vjeçarja i shërbeu kafe nipit të burrit para se ai ta vriste

Kunati i 50 vjeçares Drita Saliaj, e cila u gjet e vrarë pasditen e sotme në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka treguar detaje të tjera para se viktima të mbytej me shall dhe të hidhej në rezervuar nga nipi i saj.

Lazer Saliaj është shprehur se para vitit të ri kishte qenë në shtëpinë e kunatës bashkë me gruan e tij ku kanë pirë kafe dhe më pas është larguar menjëherë drejt Greqisë për te fëmijët, për tu rikthyer vetëm dy ditë më parë.

Duke folur për mediat pranë shtëpisë së viktimës, Lazer Saliaj ka thënë se mbëmjen e djeshme e kanë marrë në telefon nga komisariati i Policisë së Ballshit për ta pyetur se ku ndodhej kunata, ndërsa vetëm mëngjesin e sotëm bashkë me efektivët e policisë kanë gjetur trupin e 50 vjeçares që ishte hedhur në rezervuar.


Madje sipas tij, para se të vritej nga nipi dhe dy shokët e tij, viktima Drita Saliaj i kishte shërbyer nipit të burrit kafe, duke marrë parasysh lidhjet familjare.

“Jam thirrur mbrëmë në orën 1:00 të natës në polici dhe kam shkuar atje për një sqarim dhe më kanë thënë ke informacion për kunatën. Unë i thashë jo, e kam takuar me datë 28 dhjetor pimë kafe, e pyeta ke ndonjë hall, më tha jo, jam mirë po më dërgoni disa fruta lart. Ia dërguam po atë ditë, dhe pastaj kam ikur në Greqi dhe u ktheva të dielën. Dje gjatë natës erdha me punonjësit e policisë, provuam derën, ishte e mbyllur, thirrëm nga dritarja dhe prap nuk dëgjuam gjë dhe kështu kemi ndenjur deri në orën 6. policia na tha që kshu kshu, autorët janë kapur dhe pastaj shkuam te rezervuar se mesa duket autorët kanë treguar që e kishin hedhur aty, është 6-7 km larg nga këtu. Shkuam atje nxorën viktimën. Autorët i njoh, njërin e kam djalin e kushëririt të parë”.

Mallakastër, shkon me shokë për të vjedhur tek xhaxhai, ia vrasin gruan në mënyrë makabër
Lexo po ashtu Mallakastër, shkon me shokë për të vjedhur tek xhaxhai, ia vrasin gruan në mënyrë makabër

“Ata kishin pirë kafe, se dy filxhanë kishte aty, meqë ishin të afërt ajo i ka pranuar brenda. Njëri nga ata është djali i kushëririt të parë, është djali i djalit të xhaxhait tim, është brenda dhe ai vetë, i ati. Ata e kishin ktyer shtëpinë, përmbys si duket për punë lekësh. Kjo ka ndodhur të dielën në darkë”, tregoi Lazer Saliaj.

Për të parë videokronikën kliko KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori