LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e vëllait të Kim Jong-un, arrestohet njëra nga femrat e dyshuara (Foto)

Vrasja e vëllait të Kim Jong-un, arrestohet njëra nga femrat e dyshuara (Foto)

Një e dyshuar femër është arrestuar në Malajzi në lidhje me vdekjen e gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Policia lokale thonë se gruaja e dyshuar është arrestuar në aeroportin e kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur, ku thuhet se Kim Jong-nam ishte cak i një helmimi.


Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një grua, e cila dispononte dokumente vietnameze të udhëtimit.

Policia e Malajzisë thonë gjithashtu se janë në kërkim të “të dyshuarve tjerë”.

Bëhet e ditur se e arrestuara e dyshuar, e cila ishte e vetme, ishte identifikuar nga kamerat e sigurisë së marra nga aeroporti.

Ajo është identifikuar si Doan Thi Huong, 28.

Kjo grua dyshohet të jetë “vrasësja e qeshur” e vëllait të Kim Jong-un (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kjo grua dyshohet të jetë “vrasësja e qeshur” e vëllait të Kim Jong-un (Foto/Video)

Mediat e Koresë Jugore kanë raportuar se dy gra, të cilat thuhet të jenë dy agjente të Koresë së Veriut, kanë qenë të përfshira në helmimin e Kim Jong-nam.

Gjithashtu ato kanë treguar edhe disa pamje, ku njëra e dyshuar shihet me një bluzë të bardhë. /Telegrafi