LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e shumëfishtë në Gjilan, flet fqinji që takoi policen disa minuta para krimit

Vrasja e shumëfishtë në Gjilan, flet fqinji që takoi policen disa minuta para krimit

Familja Bllaca, ka hapur të pame në Cërnicë të Gjilanit, fshat nga ku e kanë prejardhjen pesë të vrarët në tragjedinë e djeshme të Gjilanit.

Familja Bllaca nga fshati Cerrnicë i komunës së Gjilanit kanë hapur të pame për pesë anëtarët e familjes së tyre që vdiqën si pasojë e vrasjes së shumëfishtë mesditën e së martës.

Të afërm të kësaj familje prapa kamerës, RTV Dukagjinit i kanë thënë se ata, nuk kanë pasur probleme financiare ose pronësore, siç është raportuar në media dhe se ende nuk e dinë shkaktarin pse ka ardhur deri tek vrasja e shumëfishtë.


Fqinjët e familjes Bllaca që jetojnë në lagjen “Bujanina” thonë se familja tani më e ndjerë nuk ka pasur probleme me askënd nga fqinjët.

“Raportet kryesisht kanë qenë të mira me fqinjët. Fqinjët nuk dinë gjëra të këqija për ta. Si i kanë pasur raportet e brendshme familjare ne nuk e dimë. Nga fqinjët tjerë që kanë banuar afër në banesë me ta, flitet se kanë pasur grindje vazhdimisht”, tregon Njazi Idrizi për RTV Dukagjinin.

Njaziu thotë se të martën rreth orës 12:00 e ka takuar policën Valdete Bllaca për herë të fundit, përcjell Telegrafi.

“Gjatë ditës së djeshme kam takuar policen rreth orës 12:00. Ka biseduar me dikë në automjet. Kanë qenë një burrë dhe një grua…Pas një kohe kur jam kthyer, policia kishte vendosur shiritat. Më thanë se ka ndodhur një krim”, deklaroi më tej Njazi Idrizi. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Lajme
Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Lajme
Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Lajme
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
Çka pritet nga vizita e parë e Sorensenit në Kosovë?

Çka pritet nga vizita e parë e Sorensenit në Kosovë?

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori