LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e rëndë në Kosovë, Shkodra marshon për Liridonën

Vrasja e rëndë në Kosovë, Shkodra marshon për Liridonën

Në mesditën e të martës dhjetëra vajza dhe gra në Shkodër u mblodhën për t’u sensibilizuar me dhimbjen e madhe që la pas vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë.

Euronews Albania raportoi se ato kishin zgjedhur heshtjen si formë marshimi, ndërsa ndezën qirinj në kujtim të 30-vjeçares.


“Jemi mbledhur për Liridonën, jemi mbledhur për gratë, për familjen, jemi mbledhur për vajzat, për të ngritur zërin, për t’u solidarizuar me dhimbjen e madhe që jo vetëm familja e Liridonës, por e gjithë shoqëria shqiptare pothuajse është e përfshirë. Ngjarje shumë e rëndë, e paprecedentë. Të vrasësh nënën e dy fëmijëve, unë nuk e di. Sot do kisha pritur gratë e gjithë Shqipërisë, jo vetëm gratë e gjithë Shkodrës. Qeveria, shteti, ligji janë ato që ndryshojnë”, u shpreh një qytetare.

Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për mua
Lexo po ashtu Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për mua

“Jemi mbledhur për të drejtën e jetës, e drejtë që ta fal Zoti dhe vetëm Ai ka të drejtë ta marrë. Jemi mbledhur për të sensibilizuar gratë për rrezikun që ju kanoset nëse nuk ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Jemi mbledhur t’i kërkojmë të gjitha nënave, motrave, vajzave që t’i edukojnë djemtë. Unë po edukoj djalin tim në mënyrë që vajza jote të ndihet e sigurt nesër kur të rrijë me të. Kjo është detyrë e secilës grua dhe secila ta kryejë detyrën e saj në mënyrë që nesër të mos ketë më Liridona”, tha një tjetër. /Telegrafi/

Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi
Lexo po ashtu Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi