LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e nënës dhe vajzës në Gjakovë, kërkohet përgjegjësi institucionale

Vrasja e nënës dhe vajzës në Gjakovë, kërkohet përgjegjësi institucionale

Vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e shtatë gushtit, në Gjakovë, ku burri vrau bashkëshorten 40 vjeçare dhe vajzën e tij 9 vjeçare, ka nxitur reagime të shumta edhe nga shoqëria civile.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se rastet e tilla janë rrezik të kthehen në fenomen.


Demolli tha se shteti nuk duhet të lejoj që kjo çështje të kthehet në një fenomen, pasi sipas saj shteti me mekanizmat e saj ligjor i ndalon këto raste.

Të premten protestë në Gjakovë: Mjaft më me vrasjen e vajzave dhe grave
Lexo po ashtu Të premten protestë në Gjakovë: Mjaft më me vrasjen e vajzave dhe grave

“Lidhur me vrasjet që kanë ndodhur dhe që po ndodhin në Kosovës dhe me dhunën ndaj grave që po ushtrohet mendoj që po shkon drejt një fenomeni. Shteti ynë nuk do duhej ta lejoj që kjo të bëhet fenomen sepse i ka mekanizmat ligjorë, me të cilën ka mundur të ndalohet”, ka thënë Demolli për Telegrafin.

Demolli tha se kryeministri i Kosovës duhet të dal me një deklaratë emergjente që ta kthejë këtë çështje në atë nacionale.

“ Ky rast ka mundur të parandalohet sepse ka qenë i lajmëruar në polici dhe është e tmerrshme sepse rastet e tilla që nuk po dënohen me kohë dhe nuk po funksionon zinxhiri nga momenti kur po telefonohet,e që gjykata të jap dënimin e merituar. Rasti i tillë na bën me dije që një thirrje telefonike vetëm na bën dëm dhe i çon deri tek një rast i tillë. Duhet të jetë urgjencë.

Kryeministri i Kosovës duhet të dal me një deklaratë. Dikush duhet të shkoj në shtëpi për këtë rast. Dikush duhet të jap dorëheqje. ‘Boll mo’, sa raste po ndodhin ku policia po lajmërohet e urdhri për mbrojtje është, dhe nuk kryhet puna ashtu siç duhet. Shteti duhet të punoj me qytetarët e Kosovës, policinë dhe akterët që ta sjellin në nivel nacional, pasi është në pyetje siguria e qytetarëve”, shprehu shqetësimin e saj Demolli.

Nisin hetimet për policët që e trajtuan rastin e kërcënimit të nënës dhe bijës që u vranë në Gjakovë
Lexo po ashtu Nisin hetimet për policët që e trajtuan rastin e kërcënimit të nënës dhe bijës që u vranë në Gjakovë

Ajo po ashtu tha se rastet e dhunës në familje duhet të jenë raste që duhet të hynë në kodin penal si raste kriminale.

“Dhuna në familje është e dënueshme në të gjithë botën por duhet të punohet në vetëdijesim të popullatës, gjyqësorit dhe policisë së Kosovës. Gratë kanë nevojë të jetojnë të sigurta në Kosovë”, tha drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli.

Edhe Adelina Berisha tha se Rrjeti i Grave të Kosovës konsideron se nuk është bërë mjaftueshëm që të mbrohet gruaja dhe fëmijët e saj në këtë rast.

Sipas saj, ky akt i dhunshëm ka mundur të parandalohet nëse organet e policisë kishin bërë punën siç duhet.

“ Siç e kemi cekur edhe në deklaratën të cilën e kemi shpërndarë dje, sikur të ishte dënuar muaj më parë për ushtrim të dhunës, me saktësisht për veprën penale “Lëndim i Lehtë trupor” dhe po të dënohej me dënimin meritor e që është 3 muaj burgim deri në 5 vjet, gjasat që kjo vrasje të ndodhte do të ishin minimale”, potencoi Berisha.

E përgjegjës për raste të tilla sipas saj janë policia, prokuroria dhe gjykatat.

“E dënojmë dhunën, e dënojmë dështimin ne ofrim të mbrojtjes dhe të sigurisë për viktimat e dhunës në familje, dhe mendojmë që është momenti i fundit që ne si shoqëri ta denojmë dhunën si ne aspektin moral ashtu edhe ligjor”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Ndryshe, pesë orë para vrasjes viktima ishte ankuar në polici për kërcënimet që po i vinin nga ish burri, por brenda pesë orësh Policia e Kosovës nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e njeriut i cili po e kërcënonte ish-gruan e tij.

Policia e Gjakovës ka konfirmuar se ishte e njoftuar për kërcënimin por nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e dorasit.

“Në ora 16:00 viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari. Policia i janë përgjigjur rastit, kanë ndërmarrë veprimet operative duke e kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe në lokacione të ndryshme, është tentuar të kontaktohet edhe përmes telefonit por i njëjti nuk është paraqitur”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori