LAJMI I FUNDIT:

Nisin hetimet për policët që e trajtuan rastin e kërcënimit të nënës dhe bijës që u vranë në Gjakovë

Nisin hetimet për policët që e trajtuan rastin e kërcënimit të nënës dhe bijës që u vranë në Gjakovë

Pas vrasjes së dyfishtë të së martës që ka ndodhur në Gjakovë, me ç’rast burri vret bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar hetimet për policët që kanë qenë në detyrë ditën kur ka ndodhur ngjarja.

Arben Vrajolli nga IPK-ja ka konfirmuar për Telegrafin se hetimet lidhur më rastin në fjalë sapo kanë filluar.


“Më shumë informata nuk mund të japim”, ka shtuar Vrajolli.

Gjakovë, kryefamiljari vret gruan dhe vajzën e tij
Lexo po ashtu Gjakovë, kryefamiljari vret gruan dhe vajzën e tij

Ndryshe, pesë orë para vrasjes viktima ishte ankuar në polici për kërcënimet që po i vinin nga ish burri, por brenda pesë orësh Policia e Kosovës nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e njeriut i cili po e kërcënonte  ish-gruan e tij.

Policia e Gjakovës ka konfirmuar se ishte e njoftuar për kërcënimin por nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e dorasit.

“Në ora 16:00 viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari. Policia i janë përgjigjur rastit, kanë ndërmarrë veprimet operative duke e kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe në lokacione të ndryshme, është tentuar të kontaktohet edhe përmes telefonit por i njëjti nuk është paraqitur”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/