LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e gazetarit britanik dhe tre banorëve të Hanit të Elezit në vitin 2001 që nuk u ndriçua asnjëherë

Vrasja e gazetarit britanik dhe tre banorëve të Hanit të Elezit në vitin 2001 që nuk u ndriçua asnjëherë

Kerem Lawton, gazetar britanik, dhe 3 banorë të fshatit Krivenik të Hanit të Elezit, ishin vrarë në vitin 2001, nga predhat që kishin rënë në fshatin e tyre, e që besohet se ishin hedhur nga ushtria maqedonase.

Në një rrëfim për RTV Dukagjini, reporteri i shtatë luftërave, Sylejman Kllokoqi, ka treguar për momentin kur vetura e tyre ku brenda ishte gazetari britanik u godit, pak metra larg vendit ku Kllokoqi po e mbante kamerën e po i dërgonte botës pamjet e luftës që kishte depërtuar edhe në Kosovë


Tytën e armës e kishte shumë herë të vendosur në kokë e fundin po e priste nga shkrepja e plumbit. Raportoi për Associated Press në shtatë luftëra, por Sylejman Kllokoqi vdekjen asnjëherë nuk e kishte më afër sesa më 23 mars 2001.

Lufta që kishte nisur në Maqedoni kishte prekur edhe fshatrat kufitare brenda Han Elezit.

Bombardimet depërtuan thellë në brendësi të fshatit Krivenik.

Sylejman Kllokoqi bashkë me kolegun Karem Lawton nën llogon e Associated Press i’a kishin  mësyrë kufirit Kosovë-Maqedoni.

Njëri zbriti nga vetura e tjetri po fliste me fshatarët, kur papritmas u dëgjua një shpërthim.

“Dola nga vetura edhe i bëra me thënë një distancë 10 metra, dhe në atë moment u dëgjua bomba që ra në atë pjesën ku ishte Keremi dhe tre fshatarë”, ka thënë Kllokoqi.

Pluhur e gjak mbi trupat e katër personave, tre fshatarë të zonës dhe gazetari britanik.

“Atmosferë tmerri pasi dolën edhe familjarët, vajtimet, njerëzit e plagosur të vdekur, unë fillova të bërtas, Kerem, Kerem, dhe.. për një moment erdhi një fshatar e pruri veturën e tij e hipëm Keremin që ishte duke marrë ende frymë”, ka shtuar Kllokoqi.

Keremi, vdiq rrugës për në spital, dhe në vendin e tij, shumë lehtë mund të kishte qenë Kllokoqi por fati i keq ishte i caktuar për shokun e tij.

“99% kur kemi shkuar në terren gjithmonë ne kemi vozitur veturën si përfaqësues lokal sepse e kemi njohur terrenin. Ai atë ditë tha ma jep mua, ma jep mua, ma jep mua, i thash mirë merre vozite veturën, e mori e voziti. Aty veç na ka nda fati mua që unë isha në pjesën tjetër, ka theksuar më tej ai.

Përpos gazetarit britanik nga bombardimi i forcave ushtarake maqedonase kanë mbetur të vrarë edhe Ilaz Thaçi, Raif Thaçi dhe Baki Krasniqi.

Në nderim të tyre shumë afër vendit ku shpërtheu bomba, është vendosur një pllakë përkujtimore.

Këtë vend Kllokoqi e viziton kohë pas kohe. Sa herë që kthehet kësaj rruge, thotë se rikthehet në ditën e kobshme e ndjen mall e dhimbje për shokun e terrenit.

Për vdekjen e Keremit asnjëherë nuk është kryer ndonjë hetim ndërkombëtar për të gjetur burimin e granatimeve që hynë disa kilometra brenda territorit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori