LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e çiftit shqiptar, policia amerikane: Gruaja qëlloi bashkëshortin, më pas veten

Vrasja e çiftit shqiptar, policia amerikane: Gruaja qëlloi bashkëshortin, më pas veten

Policia amerikane ka dalë në një deklaratë pas vdekjes së një çifti të martuarish, 34-vjeçarit Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortes së tij, 27-vjeçares Sabrina Krasniqi të cilët u gjetën të vrarë me armë zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe luksoze në Hallandale Beach.

Sipas Departamentit të Policisë së Hallandale Beach ngjarja ka të bëj me një vrasje dhe më pas vetëvrasjeje.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’i merrte jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten.


Oficerët iu përgjigjën një alarmi për të shtëna me armë rreth orës 12:30 të mëngjesit, duke treguar se po dëgjoheshin të shtëna të shumta në bllokun 1800 të South Ocean Drive.

Oficerët mbërritën në Beach Club II Hallandale, ku gjetën një burrë dhe një grua me plagë të dukshme me armë zjarri në një nga njësitë e banesës. Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Policia tha se të vdekurit janë 34-vjeçari Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi.

Policia nuk tha menjëherë se çfarë mund të ketë çuar në të shtënat fatale.

Autoritetet mund të shiheshin duke ecur brenda dhe jashtë ndërtesës buzë oqeanit dhe imazhet ajrore nga Chopper 6 dukeshin se tregonin një trup, në një ballkon e njërës prej njësive. Ajo që dukej si vrima plumbash mund të shihej në një derë xhami, me pellgje gjaku aty pranë.

Brenda njësisë kishte shënues të shumtë provash, një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një dizajn zemre dhe një televizor që ishte ende ndezur. Një regjistrim i siguruar nga policia i të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin ShotSpotter kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura nga një pauzë e shkurtër dhe më pas një e gjashta.

Të dhënat e pronave të qarkut Broward treguan se njësia dukej se ishte me qira në katin e 45-të.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braendlin, i cili jeton matanë rrugës. “Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”.

Në trend Lajme

Më shumë
Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI amerikane, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI amerikane, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Kronika e Zezë
“Si skllave” - punëtoret filipineze në Kosovë durojnë abuzimet në heshtje

“Si skllave” - punëtoret filipineze në Kosovë durojnë abuzimet në heshtje

Lajme
Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

Kronika e Zezë
Të rinj në politikë, por jo të panjohur për publikun, a solli befasi lista e kandidatëve për deputetë nga LVV?

Të rinj në politikë, por jo të panjohur për publikun, a solli befasi lista e kandidatëve për deputetë nga LVV?

Lajme
Osmani në Washington D.C - takime të nivelit të lartë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Osmani në Washington D.C - takime të nivelit të lartë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Lajme
Kalo në kategori