LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh

Policia ka marrë në pyetje dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, të akuzuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Sipas burimeve, i dyshuari kryesor, Shkëlqim Duka, njëherazi edhe oficer policie në Komisariatin nr 2, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen.

Por ndryshe nga ai, vëllai tjetër, Florian Duka ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit.


Pavarësisht deklaratës së mohimit që ka bërë Duka, policia thotë se ka prova të mjaftueshme që i implikojnë dy vëllezërit si autorë indirekt në ngjarje.

Hetuesit kishin marrë informacion në rrugë operative së Reçi kishte konflikte pronësie me dy vëllezërit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se ata e kanë ruajtur biznesmenin 5 ditë para se të kryenin krimit, duke u fiksuar nga kamerat përgjatë zonës.

Ditën e ngjarjes kamerat kanë fiksuar se efektivi i policisë, Shkëlqim Duka ka qëndruar në zonë që prej orës 19:00 e deri në orën 23:00 kur ndodhi edhe krimi. Ai qëndronte i fshehur në shkallët e emergjencës së një hoteli pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori