LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Artan Cukut, publikohen pamje të tjera të autorit (Video)

Vrasja e Artan Cukut, publikohen pamje të tjera të autorit (Video)

Vijojnë hetimet intensive të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për zbardhjen e ngjarjes së 8 prillit ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal, Artan Cuku.

Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm i kërkon qytetarëve të telefonojnë në numrin 069 41 10 299.


Burime të Top Channel thonë se hetimet janë fokusuar në 3 pista, ajo për shkak të gjakmarrjes, për shkak të detyrës dhe pista për shkak të konflikteve në fushën e policive private, ku i ndjeri Cuku administronte një shoqëri.

Ndërkohë mediat shqiptare kanë publikuar pamje tjera të cilat thuhet se kanë të bëjnë me vrasjen e Artan Cukut, përkatësisht me autorin.