LAJMI I FUNDIT:

“Vrasja e Alexei Navalnyt mund të mos jetë urdhëruar direkt nga Putini”

“Vrasja e Alexei Navalnyt mund të mos jetë urdhëruar direkt nga Putini”

Vrasja e Alexei Navalnyt në një burg të largët të Arktikut ka të ngjarë të mos jetë urdhëruar drejtpërdrejt nga presidenti rus, Vladimir Putin, siç raporton The Wall Street Journal.

Pavarësisht rrethanave të dyshimta të vdekjes së liderit opozitar, gazeta raporton se Putini mund të mos ketë urdhëruar direkt vrasjen e tij.

Gazeta duke cituar “njerëz që kanë njohuri për këtë çështje”, thotë se disa agjenci të inteligjencës amerikane, duke përfshirë CIA-n, Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe njësinë e inteligjencës së Departamentit të Shtetit, e ndajnë këtë mendim.


Por, asnjë prej këtyre agjencive të inteligjencës të cituara nga Journal nuk e kanë konfirmuar atë se çfarë thotë gazeta, shkruan Business Insider.

Ndërsa The Wall Street Journal raporton se burimet e inteligjencës amerikane besojnë se koha e vdekjes së Navalnyt, e cila ishte pasi punonjësit pretenduan se ai ishte në prag të lirimit, nuk ishte urdhëruar në mënyrë specifike nga Putini, ajo vë në dukje se presidenti rus nuk është plotësisht i liruar nga përgjegjësia për vdekjen e Navalnyt.

Edhe pse gazeta e analistë të shumtë pajtohen me këtë mendim, aleatët e opozitarit rus këmbëngulin se Kremlini e ka urdhëruar vdekjen e tij.

“Ideja që Putini të mos ketë qenë i informuar e të mos ketë miratuar vrasjen e Navalnyt është qesharake”, tha Leonid Volkov, aleat i Navanlyt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori