LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren, një muaj paraburgim ndaj të miturit që kreu veprën

Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren, një muaj paraburgim ndaj të miturit që kreu veprën
Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim është shqiptuar ndaj personit që vrau një 15 vjeçar në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur nëpërmjet një komunikate për media ka treguar masa e paraburgimit prej një muaji do t’i llogaritet prej datës 18 janar deri më 17 shkurt.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, ku pas një përleshje 15 vjeçari është therë me thikë ku edhe humbi jetën.


“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.1 të KPRK. Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të miturit do ti llogaritet prej datës 18.01.2021 deri me datën 17.02.2021”, thuhet në komunikatën për media.

Prokuroria nis hetimet pas vrasjes së të miturit në Prizren
Lexo po ashtu Prokuroria nis hetimet pas vrasjes së të miturit në Prizren

Po ashtu nga Gjykata thonë se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i mituri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit J.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – Në ditën kritike, i mituri J.K., e privon nga jeta të dëmtuarin L.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën pasi që dalin nga shkolla dhe në afërsi të internetit kafes fillon përleshja në mes tyre, me ç’rast i mituri e nxjerr thikën dhe e godet në regjionin e gjirit të majtë dhe si pasojë e cilës fëmija L.B., ndërron jetë. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet edhe se “Gjyqtarja për të mitur ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative për sigurimin e prezencës së të miturit, mirëpo ka ardhur në përfundim se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës të miturit në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë e posaçërisht kur procedura përgatitore në këtë çështje penale është në fazën fillestare, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat të cilat i kanë këto veprime antiligjore, rrezikshmërinë dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, sjelljet e tij, shqetësimi tek qytetarët që janë duke shkaktuar këto vepra penale në mjediset publike, e veçanërisht në ambientet e shkollës apo në afërsi të saj, ku në vend të edukimit dhe shkollimit të mirëfilltë, këto veprime të nxënësve të shkollës po i japin shembull të keq shoqërisë se si nuk duhet të veprojë një nxënës, e të cilat po krijojnë një pasiguri të madhe në komunitetin dhe në mesin e qytetarëve për jetën e fëmijëve të tyre, andaj sipas konstatimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturit.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori