LAJMI I FUNDIT:

Vrasësit të Zejnepe Berishës i rritet dënimi

Vrasësit të Zejnepe Berishës i rritet dënimi

Gjykata e Apelit i ka shtuar katër vjet e gjysmë dënimit fillestar të vrasësit të Zejnepe Berishës, ish-bashkëshortit të saj, Nebih Berishës.

Me këtë vendim, Apeli e ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar në këtë rast.

Gjykata e Apelit thotë se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 12.04.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim.


“Për veprat për të cilat është shpallur fajtor ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 188 i të njëjtit kod, kjo gjykatë, personin në fjalë e ka dënuar me  17 vjet burgim. Ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit N. B., është refuzuar si e pa bazuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Vendimi vjen pas një varg protestash të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të cilat reaguan pasi Gjykata Themelore në Prizren i shqiptoi dënim “të butë” burrit të Zejnepe Berishës.

“Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, ka vërejtur se Gjykata e shkallës së parë në këtë çështje penalo- juridike, edhe pse drejtë i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat i ka gjetur tek i akuzuari, të njëjtat nuk i ka vlerësuar realisht dhe atë sidomos rrethanën lehtësuese “përgjegjësia esencialisht e zvogëluar”, të cilën e ka mbiçmuar”, thuhet në komunikatë.

Zejnepe Berisha vdiq më 23 tetor 2015 si pasojë e plagëve të marra nga burri i saj Nebihu, ndërsa gjykata e dënoi këtë të fundit me 12 vjet e gjashtë muaj burg.

“Nuk janë vlerësuar po ashtu realisht, as rrethanat rënduese siç  është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta, tani të ndjerën Z. B., dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me  këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale. Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes, por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale. Nga e gjithë kjo  rezulton se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e shkallës së parë prej 12 vjet e 6 muaj  është shumë i butë, prandaj edhe vendosi t’i shqiptoj një dënim më të rëndë”, tha Gjykata e Apelit. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori