LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi nga New Yorku shtiu me pushkë mbi 70 herë, udhëtoi me orë të tëra për të vrarë dhjetë afro-amerikanë

Vrasësi nga New Yorku shtiu me pushkë mbi 70 herë, udhëtoi me orë të tëra për të vrarë dhjetë afro-amerikanë

Në total dhjetë persona kanë humbur jetën në New York, si pasojë e të shtënave që ndodhën nga urrejtja e madhe racore.

I dyshuari raportohet se kishte udhëtuar për disa orë për të arritur në Buffalo, ku jeton komuniteti i madh i afro-amerikanve, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi është identifikuar si Payton Gendron nga Coklin, që është nga Buffalo ku edhe ndodhi krimi, rreth 300 kilometra larg.


I dyshuari kishte udhëtuar për disa orë për të arritur në këtë pjesë të qytetit. Ai ishte futur në një supermarket, nga ku kishte hapur zjarr.

Madje përdori një kamerë për transmetim live në internet, e për të kryer sulmin përdori pushkë automatike dhe kishte veshur jelek-antiplumb.

Dhjetë të vdekur pas të shtënave në një supermarket në Buffalo, Nju Jork
Lexo po ashtu Dhjetë të vdekur pas të shtënave në një supermarket në Buffalo, Nju Jork

Si pasojë e kësaj janë goditur 13 persona, ku 10 prej tyre humbën jetën. Shumica e viktimave janë afro-amerikanë, ka bërë të ditur komesari i policisë në Buffalo, Joseph Gramaglia.

Grady Lewis që ishte dëshmitar i sulmit ka thënë për mediat lokale, se kishte parë burrin duke hapur zjarr mbi civilët.

“Pashë një burrë duke u futur, i pajisur sikur të ishte ushtar – menjëherë filloi të shtie mbi turmën”, shtoi ai.

Shonnell Harris, që në ato momente po punonte në lokal, tha për Buffalo News se ka dëgjuar rreth 70 plumba. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori