LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i ambasadorit fotografohet gjatë sulmit të përgjakshëm: Ky detaj në dorën e tij ka rrëqethur të gjithë (Foto)

Vrasësi i ambasadorit fotografohet gjatë sulmit të përgjakshëm: Ky detaj në dorën e tij ka rrëqethur të gjithë (Foto)

Bota mbrëmë është përballur me tri sulme – në Turqi, Gjermani dhe Zvicër, për të cilat shumëkush beson se mund të jenë akte terroriste.

Sulmi i parë ndodhi në një galeri të arteve në Ankara, ku mbeti i vrarë ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, transmeton Telegrafi.

Por shumë përdorues të rrjeteve sociale, kanë hasur në një detaj në fotografitë e vrasësi Mevlut Mert Altintas.


Ajo çfarë u ka rënë në sy është mënyra se si ky ish-polic mbante në dorë revolen – me profesionalizëm dhe gjakftohtësi.

Momenti i plagosjes së ambasadorit rus në Turqi (Video)
Lexo po ashtu Momenti i plagosjes së ambasadorit rus në Turqi (Video)

Më së shumti është komentuar mënyra e vendosjes së gishtit tregues në revole. Si çdo polic tjetër i trajnuar, Mevlut mbante gishtin afër e jo në këmbëz.

Sipas Sputnik, Altintas kishte marrë pjesë edhe si pjesëtarë i sigurisë së ambasadës ruse, kur javë më parë ishin zhvilluar para saj protestat anti-ruse për shkak të situatës në qytetin sirian Aleppo, raporton NTV duke u thirrur në burime brenda policisë.

Shikojeni çfarë bëri atentatori turk pas vrasjes së ambasadorit rus (Video)
Lexo po ashtu Shikojeni çfarë bëri atentatori turk pas vrasjes së ambasadorit rus (Video)

E përditshmja “Yeni Safak” ka publikuar në ueb-faqen e saj se sulmuesi me inicialet M.M.A, ka qenë anëtarë i njësisë për shpërndarjen e protestuesve në Ankara.

Gjithashtu raportohet se janë kryer bastisje në shtëpinë e familjes së tij në provincën Aydin, me ç’rast janë arrestuar nëna, babai dhe motra e tij. Gjithashtu është bastisur banesa ku ai kishte jetuar në Ankara, derisa bashkëbanuesi i tij është marrë nga policia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori