Vranët dhe me diell, temperaturat deri në 10 gradë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes lehtë deri mesatare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































