Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/