LAJMI I FUNDIT:

Vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh gjatë dy ditëve të ardhshme

Vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh gjatë dy ditëve të ardhshme
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike paraqitet gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

IHK njofton se të premten në fushat termike nuk parashihet ndryshim, por që një sistem i vranësirave të dendura parashihet të krijohet gjatë pjesës së dytë të ditës dhe si rezultat i këtij procesi fizik, pritet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.


Reshjet më intensive parashihen në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë më pak reshje, sidomos jugu dhe juglindja e vendit, ku mund të ketë vetëm riga të izoluara shiu, derisa një pjesë e madhe e këtij territori nuk do të kenë fare reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në pjesën e rrafshit të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të arrijë deri 14 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori