LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe diell – priten rrebeshe shiu

Vranësira dhe diell – priten rrebeshe shiu

Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe lokalisht të ketë reshje shiu.

Këto reshje në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.


Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi prej 20-80 km/h./Telegrafi/