LAJMI I FUNDIT:

Vranë ish-bankierin italian gjatë grabitjes, arrestohet një nga vëllezërit shqiptarë

Vranë ish-bankierin italian gjatë grabitjes, arrestohet një nga vëllezërit shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar një nga dy vëllezërit, të dyshuar për vrasjen e një ish-menaxheri banke në pension gjatë një tentative grabitje mbrëmjen e të shtunës.

Siç raportojnë mediet vendase, në pranga ka rënë Paulin Meçaj 31-vjeç.

Giovanni Caramuscio, 69-vjeç, u qëllua me armë zjarri dhe u vra në Lequile në provincën e Leçes, ndërsa po tërhiqte para nga një ATM.


Ngjarja ndodhi në sy të gruas së tij që po e priste në makinë. Mësohet se viktima ka bërë rezistencë ndaj grabitësve dhe njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë dy herë në gjoks.

Arma e përdorur në krim, një pistoletë Beretta, u gjet në shtëpinë e Meçaj gjatë kontrollit të policisë.

Dinamika e ngjarjes

69-vjeçari dhe bashkëshortja e tij kishin shkuar në Lequile për të takuar disa të afërm të tyre dhe ndërsa ktheheshin në shtëpi, viktima ndaloi në ATM e një dege të Bankës së Napolit për të tërhequr para.

Aty ai u gjet i rrethuar nga dy vëllezërit shqiptarë që më pas e vranë.

Në identifikimin e autorëve, policisë u erdhën në ndihmë pamjet e kamerave të sigurisë së bankës por edhe dëshmia e gruas së viktimës dhe pse dy grabitësit i kishin fytyrat të mbuluara me maska.

Siç raportojnë mediet italiane, edhe vetë grabitësit kishin lënë më shumë se një gjurmë të dobishme për identifikimin e tyre gjatë arratisjes pas krimit. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori