LAJMI I FUNDIT:

Vozitësi i droguar godet një dru (Video)

Vozitësi i droguar godet një dru (Video)

Është e frikshme kur kihet parasysh se në çfarë gjendjeje janë njerëzit të gatshëm të ulen prapa timonit të automjetit duke rrezikuar jetën e tyre dhe jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe një vozitësi, i cili ka drejtuar automjetin nën ndikimin e drogës, por fatmirësisht nuk e ka lënduar askënd.


Në xhirimin që e kanë bërë kamerat e sigurisë, shfaqet një veturë e kuqe, e cila pasi ka ecur në drejtim të gabuar, ka goditur një dru dhe është rrotulluar.

Shoferi ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa kalimtarët menjëherë e kanë vërejtur se ai ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. /Telegrafi/